Ullinjtë e Ulqinit në google earth!

0

Sot Ulqinin e vizituan një numër ekspertësh turq nga Izmiri, të cilën me metoda shkencore përcaktojnë vjetërsinë e ullinjve. Në territorin e Ulqinit ata do të marrin rreth 30 mostra nga ullinjtë për të përcaktuar vjetërsinë.

Xhaudet Cakuli nga shoqata e ullishtarëve Valdanos i ka pritur sot ekspertët turq, të cilët kanë marrë mostra edhe nga disa ullinj të vjetër të kësaj familjeje. Cakuli është shprehur se “bëhet fjalë për një projekt i cili është shumë i rëndësishëm për përcaktimin e vjetërsisë së ullinjve, që përfshin edhe lokalizimin e ullinjve më të vjetër në google earth, me qëllim që turistët t’i lokalizojnë dhe t’i vizitojnë. Është me rëndësi edhe për promovimin e ullishtarisë së Ulqinit dhe të vajit të ullirit nga ullinj të cilët janë të vjetër prej 500-2000 vjet.

This slideshow requires JavaScript.