U mbajt protesta kundër diskriminimit në arsim të shqiptarëve

0

Sot para ndërtesës së Komunës së Ulqinit u mbajt protesta e paralajmëruar kundër diskriminimit në arsim të shqiptarëve.

Njëri nga organizatorët e protestës,Gëzim Ibroçi, në prezencë të qytetarëve, përfaqësuesve të politikës e institucioneve, përfaqësuesve të shoqërisë civile, si dhe mediave, mbajti fjalë përshëndetëse, ku kërkoi respektimin e ligjeve dhe ndaljen e diskriminimit të shqiptarëve në arsim.

Gjatë protestës është nënshkruar edhe peticioni i cili do i drejtohet Ministrive përkatëse, si dhe përfaqësuesve politikë.

Ai gjithashtu përcolli edhe mesazhin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Genci Nimanbegut, i cili ka shprehur përkrahje për protestën, e cila është në linjë me punën që ka bërë dhe vazhdon ta bëjë Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKSH) lidhur me arsimin shqip në Mal të Zi. KKSH-ja ka mbajtur gjatë verës një seminar lidhur me arsimin shqip në Mal të Zi, nga i cili janë nxjerrë përfundime dhe rekomandime të cilat tashmë i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit.

This slideshow requires JavaScript.