Ndihma nga fondacioni Europe Aid

0

Fondacioni Europe Aid, i themeluar nga organizata “Yardimeli”, do t’i shpërndajë këto ditë disa familjeve të varfëra mish nga kurbanët e sakrifikuar me rastin e festës së Bajramit. Ky fondacion bën aktivitete të ngjashme humanitare në të gjithë botën, duke përfshirë rajonin tonë. Është i krijuar nga emigrantë të suksesshëm turq të cilët jetojnë në Evropën Perëndimore dhe selinë e kanë në Hollandë. Një ndër projektet me ndihma që kjo organizatë ka implementuar është ndihma me ushqime për personat e zhvendosur nga Bosnja Lindore, të cilët jetojnë në Mostar.

Dje, disa anëtarë të fondacionit Europe Aid, kanë vizituat OJQ-në “E drejta për jetë” në Ulqin, të cilëve u kanë premtuar ndihmë për personat me nevoja të veçanta.