Gjylie Pelingu mbajti koncertin recital në Durrës

0

Gjylie Pelingu mbajti sonte në Durrës koncert recital, e shoqëruar nga Orkestra e Teatrit të Durrësit “Aleksandër Moisiu”, me dirigjent prof. Petrika Afezolli, i cili është dekan i Akademisë së Arteve në Tiranë.

Koncerti u udhëhoq nga Manjola Nallbani dhe Gjylia interpretoi repertor të huaj dhe shqiptar, duke përfshirë Mozartin, Catalanin, Shubertin, Di Chiara, Cesk Zadenë dhe Prenk Jakovën.

Koncerti shkoi në mënyrë të shkëlqyer me një numër të madh të njerëzve të pranishëm, ndër të cilët të ftuar nderi ishin Nënkryetari i Komunës së Ulqinit Ardijan Mavriq, Ambasadori i Malit të Zi në Shqipëri Ferhat Dinosha dhe një përfaqësues nga Fondi për Pakica.

This slideshow requires JavaScript.