Debate të ashpra në tryezën për të Mirat Detare

0

Sot në Hotel Mediteran u mbajt tryeza “Menaxhimi i të Mirave Detare”, organizuar nga Mogul dhe Mans.

Edhe pse ishin të ftuar vetëm 2 persona nga ndërmarrja të Mirat Detare, nga kjo ndërmarrje erdhën plot 9 veta në krye me drejtorin Rajko Baroviq.

Pas prezantimit të raportit të prezantuar nga përfaqësuesja e Mansit Inis Mrdoviq filloi një debat i zhurmshëm, pasi që nga të Mirat Detare kundërshtuan faktin që vetëm nga shtëpizat në Bunë janë vjelur plot 3.2 milionë euro.

Drejtori Baroviq kundërshtoi këtë shifër dhe tha që nuk është e vërtetë dhe Mans-i nuk raporton si duhet.

Deputeti Abazoviq konsideroi se nga Mans-i është bërë ndonjë gabim dhe që është e pamundur që të vilet aq nga shtëpizat në Bunë.

Në përkrahje të Morsko Dobros erdhi edhe një grup i qiramarrësve të plazheve, të cilët nuk ishin të ftuar në tryezë dhe organizatori nuk i ka lejuar të flasin.

Ndër të tjera është diskutuar për projektligjn për të mirat detare, sidomos për pjesën ku flitet për çështjet pronësore në vijën bregdetare. Xhaudet Cakuli ka shprehur pakënaqësi lidhur me propozim ligjin për të Mirat Detare, duke thënë se grupi i punës në të cilin ka marrë pjesë ka aprovuar vetëm 1 nga 12 amandamente të propozuara nga Komuna e Ulqinit. Ai ka shtuar se në fazën para dorëzimit të propozim ligjit Parlamentit, Qeveria e Malit të Zi , gjegjësisht Ministria për Rregullim Hapësinor dhe Turizëm, ka bërë ndryshime për të cilat nuk është i njoftuar grupi i punës, e të cilat shkojnë në dëm të ruajtjes së pronës private dhe nuk sigurojnë ndryshimin e vijës së përkufizimit të të Mirave Detare, e njëkohësisht nuk sigurojnë trajtim të barabartë të komunës së Ulqinit me komunat e tjera.

This slideshow requires JavaScript.