Vizitat në Bashkësinë Islame në Ulqin

0

Sot në mëngjes, pas faljes së namazit të Bajramit, Bashkësia Islame e Ulqinit ka pritur mysafirë në hapësirat e saj. Mysafirët janë pritur nga Kryeimami Ali Bardhi dhe përfaqësues të tjerë të BI. Në radhët e mysafirëve kanë qenë përfaqësues të institucioneve, bizneseve, organizatave të ndryshme, e të partive politike.

Delegacioni i Komunës së Ulqinit është përbërë nga Kryetari Fatmir Gjeka, Kryetari i Kuvendit Fuad Haxhibeti, Nënkryetari Ardijan Mavriq, Nënkryetarja Zenepa Lika, si dhe nga Drejtorja e Organizatës Turistike Zana Sarvan. Vizitë në BI ka bërë edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Genci Nimanbegu.

Të pranishmit kanë uruar njëri tjetrin dhe kanë përcjellë mesazhe paqeje e përkushtimi.