Vildana Dibra Zhubi: Një përmendore e Skënderbeut, Ulqinit i ka hije, njëjtë si Njegoshi Podgoricës.

0
“T’ia shkruajmë ne historinë e një kombi që nuk le rrenë e fyerje pa perdor kundër nesh, është absurditet i rradhës i politikanëve të pa pregaditur për befasitë që një popull që i shitesh lirë të shet edhe shumë më lirë se kur të blen”. Vildana Dibra Zhubi

Shkruan: Vildana Dibra Zhubi

Me pasë qenë Skenderbeu edhe 10% i nacionalitetit sërb, a ju shkon ndonjë herë ndër mend se na kishte ra në dhemb ne shqiptarëve ta përvetësojmë si legjendarin tone.

Sërbët çmos kishin ba që Skenderbeu të ishte pjesë kryesore e historisë se tyre.Sikur të mendonin që Skënderbeu është sllav nuk kishin prit deri tash, historija ishte shkruajtur nga ata para qindra vitesh çdo kund dhe çdo vend. Ata festojnë betejat e humbura e tokat e huaja e le ma me pasë mendu bile që prinderit e Skënderbeut janë sllav.

T’ia shkruajmë ne historinë e një kombi që nuk le rrenë e fyerje pa perdor kundër nesh, është absurditet i rradhës i politikanëve të pa pregaditur për befasitë që një popull që i shitesh lirë të shet edhe shumë më lirë se kur të blen.

Të jesh politikan i mirë duhesh të njohësh historinë e vet por edhe të fqiut shumë mirë. Duhesh të jesh se pari një historian I persosur.

Për një hero që flasin historianët botror ne veç mund të mburremi dhe asgja tjetër. Jemi shumë të vegjël për një legjendë aq të madhe ku qytetet më të bukura në botë e bartin një detal nga jeta e ti.

Sa për origjinë sllave ndoshta patkoi kalit të Skënderbeut vjen si mall i Sërbisë sepse at kohë nuk kishte 100% taksa.

Leni Sërbinë ta shkruajnë historinë e vet, nuk i nevojitemi na aspak sepse e kanë vet at aftësi. Një përmendore e Skënderbeut ,Ulqinit i ka hije njejta si Njegoshi Podgoricës.

Statue to the Albanian hero George Kastrioti Skanderbeg on the corner of Inverness Terrace and Porchester Gardens in London

Statuja e heroit shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Inverness Terrace dhe Gardens Porchester në Londër ku shkruan:

Gjergj Kastrioti Skenderbeu
1405 – 1468
Hero i pamposhtur kombëtar i shqiptarëve
Mbrojtës i civilizimit perëndimor

Vildana Dibra Zhubi / facebook
https://vildanadibrazhubi.wordpress.com/