(e plotësuar) Urimet për Kurban Bajram: urojnë Kryetari i Komunës, FORCA, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, UDSH dhe MZ Pozitiv

0

Urime paqeje dhe harmonie i janë dërguar besimtarëve muslimanë sot nga Kryetari i Komunës, Forca e Re Demokratike, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve. Po ju përcjellim më poshtë të plota urimet e tyre.

Kryetari i Komunës:

Është rasti, që në këtë ditë të shenjtë, t’u dërgoj urimet e mia më të përzemërta!
Ju uroj shëndet , mirëqenie dhe mbarësi.. Në këtë ditë të sakrificës, le të mbizotëroje paqja, toleranca dhe respekti.

Sinqerisht i juaji,

Fatmir Gjeka

FORCA:

“Me rastin e Festës së Madhërueshme të Kurban Bajramit, të gjithë besimtarëve të konfesionit islam ju urojmë mbarësi, fat dhe lumturi në shtëpite tuaja dhe besimtarëve që kryejnë detyrimin e Haxhit i dëshirojmë shëndet dhe kthim të mbarë.     

Le të jetë kjo festë ajo e cila do të ju sjellë besim dhe tolerancë edhe më të madhe ndërnjerëzore, sepse festat janë ato të cilat njerëzit i ftojnë në mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë.

Në emër të Partisë Forca e Re Demokratike, urime për Kurban Bajramin, le ta festoni në paqe, harmoni dhe dashuri familjare!”

Kryetari,

Nazif Cungu

KKSH:

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi,  Zt. Genci Nimanbegu ju uron të gjithë besimtarëve mysliman gëzuar festën e Kurban Bajramit.

Të nderuar besimtar mysliman,

Uroj që festa e Kurban Bajramit të sjellë fat, mbarësi dhe begati për të gjithë besimtaret mysliman kudo që ndodhen.

Të nderuar besimtar, le të shërbej kjo festë si një rast i mirë për t’i ofruar Shqiptarët më pranë njëri tjetrit pa dallime fetare e krahinore. Harmonia dhe toleranca ndërfetare është virtyt i paçmuar e popullit shqiptar, andaj si e tille duhet ruajtu dhe vlersuar shumë.

Gjatë këtyre ditëve, të shfrytzojmë rastin, të bëjmë vizita të ndërsjellta, të dërgojmë mesazhe urimi, të respektojmë njëri-tjetrin, ashtu siç është tradita e shqiptarëve.

Në emrin tim personal dhe të institucionit që drejtoj, uroj që të kaloni sa më bukur pranë miqëve dhe të dashurve tuaj në këto ditë feste.

Gëzuar !

Me respekt,

Kryetari,
Genci Nimanbegu

UDSH:

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, z.Mehmed Zenka, në emër të partisë dhe në emrin e tij personal i përgëzon  të gjithë besimtarët të fesë Islame kudo që ndodhen , festën e Kurban Bajramit me dëshirë që kjo ditë e shënuar të jetë ditë e përforcimit tonë ndaj besimit, sakrificës dhe tolerancës.
Urojmë që kjo festë të kalojë në harmoni, solidaritet, begati dhe mirëqenien në familjet e çdo besimtari. Le të na shërbejë kjo festë si moment i vetëdijesimit tonë, që ta respektojmë njëri-tjetrin, dinjitetin dhe vlerat e përgjithshme njerëzore.

Urime festën e Kurban Bajramit !

Shërbimi informativ i UDSH-së

MZ Pozitiv

Të gjithë përfaqësuesve të fesë islame KK MZP Ulqin i dëshiron me fat Kurban Bajramin.

Kjo festë e madhe është mundësi e mirë që edhe një herë të forcojme vlerat universale të komunitetit tonë.

Në dashuri dhe solidaritet mund të ndërtojmë kushtet më të mira të jetës për familjet dhe njerëzit tanë të cilët i duam.

Për këtë arsye është me rëndësi të përcjellim mesazhin e paqes nga zemra të gjithë atyre me të cilët ndajmë këtë hapësirë të bukur.

Kryetari i KK MZP Ulqin

Dritan Abazoviq