U shënua sot Dita Evropiane e Vëzhgimit të Shpendëve

0

Sot paradite, në Kriporen e Ulqinit, u shënua Dita Evropiane e Vëzhgimit të Shpendëve, nga Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Shpendëve (CZIP), në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit, Organizatën Turistike të Ulqinit dhe fondin “Critical Ecosystem”.

Në ngjarjen e sotme ishin prezentë Darko Saveljic nga CZIP, Ardijan Mavriq dhe Zenepa Lika nga Komuna e Ulqinit, Zana Sarvan nga OT, drejtori i falimentimit Ognjen Jovovic, ambasadorja e Polonisë në MZ Grażyna Sikorska, ambasadorja e Gjermanisë në MZ Gudrun Steinacker dhe ambasadorja e Francës Veronique Brumeaux. Pëveç tyre, ka pasur përfaqësues të OJQ-ve të ndryshme, si dhe pëfaqësues të mediave, duke përfshirë TV Vijesti dhe Televizionin e Malit të Zi,

Fjalën kryesore e mbajti ambasadorja Brumeaux, por gjithashtu të pranishmit i përshëndetën me fjalë rasti edhe Zana Sarvan, Zenepa Lika, Ardijan Mavriq dhe Darko Saveljic.

Gjatë takimit, tri ambasadoret shprehën përkrahjen e tyre të madhe për ruajtjen e tërësisë së Kripores si për prodhimin e kripës, ashtu edhe për vlerat natyrore që ka. Nënkryetari i Komunës Mavriq, në fjalën e tij tha se shpreson që në takimin e ardhshëm të këtij lloji të jetë gjetur një zgjidhje për problemin e Kripores nga Qeveria, Komuna dhe Drejtoria e Kripores.