Skandal në Komunë: Dikush manipulon me faktura?

1

Në adresë të portalit tonë ka mbërritur një fakturë e dyshimtë e cila tregon se shuma përfundimtare e shpenzuar ka pësuar ndryshime.
Kjo fakturë për blerjen e çantave të këshilltarëve të Komunës nga firma Stylos në Podgoricë, nuk paraqet shumën totale pasi ajo është ndryshuar në mënyrë artificiale, siç mund të shihet edhe në foto.

Nuk dihet se kush nga këshilltarët e Kuvendit Komunal apo ndonjë zyrtarë tjetër i ka marrë këto çanta, por disa të cilët ne i kontaktuam nëpërmjet telefonit u shprehen se nuk dinin asgjë për këtë çështje, dhe se ato nuk kanë marrë asnjë çantë nga Komuna.

Gjithsesi, ky është një tjetër rast i keqpërdorimit të mjeteve të taksapaguesve, por për dallim nga shpenzimet e tepruara, për manipulimin të fakturave jepet edhe përgjegjësi ligjore e jo vetëm politike.

1 Koment

  1. kshtu esht kur hyn gjithcfar hajnit, matrapoazit, shkertdhatash ne kyt komun, si shokt e tij dhe atyre para ktij qe jan kan npushtet apo kryetar ne kyt komun.

Comments are closed.