Sh.F. “Mareshali Tito”: Regjistrimi i fillestarëve prej datës 2 prill

0

Të nderuar prindër,

Nga data 2 prill 2018 fillon regjistrimi i nxënësve fillestarë në klasë të parë në shkollën fillore “Marshall Tito”. Edhe këtë vit do të regjistrohen në klasë të parë të gjithë ata fëmijë të cilët deri ne fund të vitit kalendarik 2018, mbushin 6 vjet.

Ju njoftojmë se për regjistrimin e nxënësve në klasë të parë nevojiten:

1. Çertifikata e  lindjes

2. Vërtetimi nga  mjeku i fëmijës

3. Vërtetimi nga psikologu

Regjistrimi i nxënësve këtë vit do të kryhet me testet më bashkohore për vlërësimin e pjekurisë së fëmijës. Takimet me shërbimin pedagogjik-psikologjik bëhen çdo ditë prej orës 9 – 13.

Që nga klasa e parë në shkollën tonë “Marshall Tito” u jepet mundësia të zgjedhin gjuhën e parë të huaj që mund të jetë ajo angleze apo gjermane. Poashtu ofrojmë mundësinë e –  qëndrimit të zgjatur në shkollë – dhe një kujdes të veçantë për të vegjlit.

Kabinetet e paisura me mjetet e duhura arsimore, biblioteka me një fond të lakmueshëm librash, salla e rikonstruktuar dhe e adaptuar për sportet bashkohore, oborri i gjërë dhe i përshtatur për mësimin në natyrë si dhe shumë aktivitete mësimore dhe aktivitete të lira janë një pjesë e asaj që ofrojmë si shkollë.

Numri i madh i fëmijëve të cilët preferojnë shkollën tonë, e cila së fundmi është vlerësuar me” Medaljen e artë” në fushën e arsimit, në panairin ndërkombëtarë të arsimit në Novi Sad si dhe rezultatet e arritura nga nxënësit tonë janë dëshmi se këtu i presin një staf mësimor i përkushtuar ndaj nxënësve, të cilët me seriozitet, durim dhe profesionalizëm përcjellin këta fëmijë në rrugën e dijes.

Shpresojmë që shpresat e tyre, dëshirat dhe kapaciteti të rriten dhe të realizohen në shkollën dhe mjedisin arsimor që ne u ofrojmë.

Në emër të stafit arsimor dhe në emrin tim u uroj mirëseardhje dhe fillim të mbarë në shkollën fillore “Marshall Tito”!

Me respekt,

Drejtori,

Mr Arben Llunji