Restorantet e shqiptarëve, më të mirat në New York

0

Dy restoranet e një shqiptari janë zgjedhur si më të mirët në New York, kështu shkruan gazeta New York Times, në një nga numrat e saj të muajit tetor.

Alban Benjamin Prelvukaj është bashkëpronar në dy prej restoraneve të cilët janë zgjedhur si më të mirët në New York, transmeton rtklive.com. Në botimin e ri të guides Zagat të restoranteve të New -Yorkut, e cila u publikua, dy restorantet pronarët e të cilëve dikur punonin në Peter Luger Steak House kanë krijuar konkurencë të fortë për fituesit shumëvjeçar të çmimeve të ndryshme, sic janë restorantet Per Se dhe Marea.

Asnjëri prej tyre vitin e kaluar nuk ishte në mesin e restoranteve me ushiqmin më kualitativ.

Por, këtë vit, Sea Fire Grill u vendos para restorantit të njohur Per Se, në rang-listën e kualitetit të përgjithshëm të ushiqmit ndërsa në kategorinë e ushqimit të detit, ai u vendos para restorantit Marea dhe menjëherë pas Le Bernadin.

Sa i përket biftekut, Benjamin Steak House e zuri vendin e dytë – i pari i takoi Steakhouse-it të njohur ndërkombëtarisht Peter Luger, të themeluar në vitin 1887 në Williamsburg të Brooklyn-it.

Në kategorinë e ushqimit amerikan, ai ka rënë nga vendi i parë në të gjashtin, madje ka humbur vende edhe në kategoritë e dekorimit të brendshëm dhe shërbimit.

Sea Fire Grill dhe Benjamin Steak House janë pronë e ish punonjësve të Peter Luger: Arturo McLeod dhe Benjamin Prelvukaj dhe të dy insititucionet kanë meny të dizajnuara, mes tjerash paraqiten molusqet e pjekura, karravidhe, peshku i fërguar dhe biftekë.

Dhe të dyjat vizitohen nga personat e njohur sic janë William Shatner dhe Kim Kardashian .

E ndërkaq edhe njëra prej gazetarëve më të njohura në Amerikë, Cindy Adams, ka shkruar ne Twitter se duhet te provoni ushqimin e Benjamin Steak House.

This slideshow requires JavaScript.

“Kurrë nuk ju kam kërkuar ndonjë shërbim, por ju lus që ta provoni Benjamin Steak House. Dhe kërkoni që kamarier i juaj të jetë Riki”.