Gjobat më të ulëta, por më rigoroze për shoferët deri në 24 vjet

0

Qeveria e Malit të Zi, miratoi sot Propozimin e Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor.

Ministri i Brendshëm Rashko Konjeviq theksoi se ligji aktual hyri në fuqi më 1 janar të vitit të kaluar dhe tha se periudha e një vit e nëntë muaj nga miratimi ishte e mjaftueshme për të analizuar mangësit dhe që nëpërmejt amandamenteve të zgjidhen problemet ludhur me të.

Konjeviq theksoi që qëllimi i ndryshimit të ligjit është përmirsimi i sigurisë në komunikacion por edhe theshtësimi i procedurave dhe zbritja e gjobave, të cilat janë mjaft të larta.

Ligji i ri do të përmbaj edhe kategorinë e Shoferëve të rinj deri në 24 vjet. Për këtë kategori do të vendosen kufizime të reja në shpejëtsi si dhe zero kufirin për konsumim të alkoholit.

“Nëpërmjet ndryshimeve jemi më rigoroz ndaj kategorisë të shoferëve deri në 24 vjet, pasi që analizat tregojnë që kjo kategori është pjesëmarrëse në çdo të tretin aksident rrugorë që ndodhë”, shtoi Konjeviq.

Ligji gjithashtu parashikon ndryshimet kur është fjala për përdorimin e pajisjeve të dimrit. Deri tani, paisjet ishin të detyrueshme në periudhën nga 15 nëntori deri më 10 mars. Ligji i ri do të përcaktojë se cilat janë kushtet në rrugë kur duhet të kemi paisjet si dhe cilat paisje duhet patur.

Ministri prezantoi edhe lehtësimet që do të përfshij ligji i ri. Në prej lehtësimeve është ai që, automjetet e reja deri në tre vjet nuk do të jetë e nevojshme të kalojnë kontrollin teknik, nëse ata nuk janë përfshirë në ndonjë aksident rrugorë. Lehtësim tjetër është edhe ai që, automjetet do të mund të regjistrohen në periudhë më të shkurtër së një vit por jo më pakë se tre muaj, si dhe disa lehtësime tjera në procedura.