Bashkësia Islame proteston: Fjalori ofendues edhe ndaj muslimanëve

0

Bashkësia Islame e Malit të Zi i ka dërguar letër proteste presidentit Filip Vujanoviq, kryeministrit Gjukanoviq dhe kryetarit të Kuvendit Pajoviq, të zhgënjyer se nuk ka pasur reagim institucional ndaj fjalorit të Akademisë malazeze, i cili është përplot me terma fyese ndaj shqiptarëve dhe muslimanëve.

Fyerja tendencioze e ndjenjave kombëtare dhe fetare,  thuhet në reagimin e Bashkësisë Islame , nuk është vetëm çështje etike por edhe juridike, prandaj tërheqja sa më parë e fjalorit është e domosdoshme.

Në reagim në mes tjerash thuhet se kjo bashkësi pret prej institucioneve më të larta që të reagojnë në mënyre adekuate dhe sa më të shpejtë në lidhje me këtë problem.