Haxh 2014: Më shumë se 2 milionë persona

0

Afro 2 milionë e gjysmë muslimanë u mblodhën në Mekë në Arabi Saudite për pelegrinazhin vjetor të Haxhit, ngjarje 5 ditore e cila synon promovimin e unitetit në mes të muslimanëve . Tradita 1400 vjeçare është një ndër tubimet më të mëdha të njerëzve në botë.

Këtë vit personat që u nisën për në Haxh, kanë evituar stampedet e rrezikshme që ndodhën gjatë pelegrinazhit viteve të fundit.

Pika kryesore e Haxhit në të cilën përqendrohen muslimanët është Qabja (Kaaba), ndërtesa në formë kubi në qendër të Xhamisë së Madhe dhe lokalitetit më të shenjtë të Islamit, por që nuk paraqet objekt adhurimi, por vetëm një pikë orientimi, pasi që në thelb adhurimi i dedikohet Zotit.

Çdo musliman kthehet nga Qabja gjatë faljes së namazit, kudo që të ndodhet në botë. Për më tepër, ekzistojnë rregulla për falje të namazit edhe kur ndodhesh në gjithësi.

Haxhinjtë e mbarë botës kanë arritur nga më shumë se 188 shtete të ndryshme.

Së paku 700kg pe mëndafshi dhe rreth 120 kg pe nga ari dhe argjendi u përdor për mbulesën e Qabes, ndërtesës në qendrën e Xhamisë së Madhe, Al-Masxhid al-Haram, në Mekka.

Reth 45,000 tenda u vendosën në Mina, në qytetin jashtë Mekës, për akomodimin e Haxhinjve gjatë kryerjes së detyrimit të Haxhit.

Afro 18.000 oficerë janë angazhuar në vendngjarje për të mbajtur rendin gjatë kryerjes së Haxhit.

Arabia Saudite ka shpenzuar më shumë se 100 miliardë dollarë për mbarëvajtjen e kryerjes së pelegrinazhit.

Nga qyteti jonë sivjet për Haxh kanë shkuar rreth 25 persona.